Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ 50 milion euro pagë dhe komisione, zbulohet skenari i marrëveshjes për Haaland

PSG e ka ndarë mendjen të bëjë një tjetër goditje, por nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh shifrat që kërkohen. Erling Haaland është objektivi dhe “Gazzetta dello Sport” shkruan se Mino Raiola do të kërkojë 50 milion euro pagë për norvegjezin.

Një shifër shumë e lartë, ndërkohë që Borussia Dortmund ka refuzuar këtë verë oferta që kapnin shifrën e 120 milion eurove dhe verën e ardhshme mund ta humbasë atë për 75 milion euro, pasi hyn në fuqi klauzola që i jep mundësinë të largohet.

Me Mbappe që me shumë mundësi i bashkohet Real Madrid, Haaland është identifikuar si pasuesi perfekt i kampionit të botës te PSG. Sigurisht kjo lëvizje kushton, pasi veç 50 milionëve pagë, Raiola do edhe pjesën e tij të “hises”.

Agjenti i njohur po tenton ta përdorë në maksimumin faktin që çmimi i Haaland në treg ka goxha diference me klauzolën e lirimit. Autori i 68 golave në 67 ndeshje me Borussia Dortmund mund të bëhet futbollisti me pagën më të lartë, nëse gjithçka kryhet me shifrat e raportuara nga GDS. / abcnews.al

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Villarreal-Real Madrid. Rezultati 2-2

Delo.autor

MEZANI e thotë hapur: Më mirë kështu sesa dy barazime, skuadra nuk ka forcë kur pëson gol

Isa.Autor

“LUMË” MILIONASH NGA UEFA/ “Zonja e Vjetër” feston dyfish pas Atleticos, ja arsyeja e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment