Futboll La Liga Sport

KOEMAN DREJT “DIVORCIT” ME “KATALANASIT”/ Legjenda e Real Madrid: Jam gati ta drejtoj Barcelona-n

Legjenda e Real Madrid, Guti, ka thënë se ai do të pranonte të drejtonte Barcelona-n.

Koeman mund të mbetet pa punë shumë shpejt dhe një humbje ndaj Atletico Madrid mbrëmjen e sotme mund të vendosë fatin e holandezit.

“A do ta drejtoja Barcelona-n? Pse jo”, ka  thënë Guti.

“Jam në dispozicion. Dua t’i tregoj botës se kam atë që duhet për të qenë trajner”, ka shtuar ish-mesfushori gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorët e La Liga-s këtë të premte.

Në të njëjtin takim ka qenë edhe Samuel Eto’o, i cili ka theksuar rëndësinë që ka ndeshja kundër Atletico-s për katalanasit.

“Gjëja më e rëndësishme tani për Barcelona-n është ndeshja”, ka thënë Eto’o. “Të mos i vrasim para se të luhet, ata janë akoma gjallë”.

Related posts

Bushiç lë pas dëmtimin, një armë më shumë për Beharin

Sadik.Autor

CHELSEA/ Conte: Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Q.Autor

Roberto Carlos: Neymar duhet të pranojë vendin e tretë

Sadik.Autor

Leave a Comment