Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ Allegri: Do të më kishte ardhur po të kishte ndodhur. Ja ku duhet të përmirësohemi

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për DAZN pas fitores së arritur në derbin kundër Torino-s.

– Çfarë duhet përmirësuar?

“Qarkullimi i topit. Në fillim kemi humbur shumë topa në pasimet diagonale ku qendërsulmuesi duhej të ishte regjisori i skuadrës sot. Në pjesën e dytë, ata kanë rënë dhe ne kemi lëvizur më shumë dhe nuk kemi dhënë pika referimi”.

– Çfarë mendoni për Locatelli-n?

“Është përshtatur mirë, mund të përmirësohet akoma shumë. Është i aftë dhe ka teknikë”.

– A mund të jetë një plan A loja pa një qendërsulmues të pastër?

“Chiesa e ka bërë mirë qendërsulmuesin në pjesën e dytë, Kaio ka hyrë mirë, duket që është një djalë i zgjuar. Ka hyrë mirë edhe Kulusevski. Besoj se skuadra ka gjetur shpirtin e duhur në javët e fundit. Do të më kishte ardhur keq po të kishim humbur një ndeshje të tillë, me përjashtim të pjesës së parë kundër Milan-it, ka qenë më e mira që kemi bërë”.

Related posts

Rummenigge ngre ALARMIN/ Mund të ketë sërish LARGIME nga BAYERN

Isa.Autor

ARBITRI GABON/ Vendim i rrallë për të vërtetuar gafën e Hamitit (Video)

Isa.Autor

STADIUMI PLOT PËR INTERIN NDESHJEN E RADHËS/ Ndeshje speciale dhe për “Inter Club Albania”

Isa.Autor

Leave a Comment