Futboll Kategoria Superiore Sport

LAJM I ËMBËL/ Nëntë muaj pasi fituan titullin me Teutën, Frashëri dhe Hoxha bëhen prindër në datën e… veçantë (FOTO)

E mbani mend kur bëheshin lajme se sa shumë do të shtoheshin lindjet në Itali pasi “axurrët” u shpallën kampionë Europe?

Natyrisht, triumfet sportive sjellin frymëzim dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore të një populli të tërë, e padyshim edhe të protagonistëve që sukseset i arrijnë si protagonistë në fushën e lojës.

Duket një situatë e ngjashme edhe me dy ish-futbollistët e Teutës, Rustem Hoxha dhe Stivi Frashëri, që në një datë të veçantë si kjo 22.02.2022 janë bërë prindër.

Po, koincidenca e deshi që dy futbollistët që u shpallën kampionë me Teutën nëntë muaj më parë, sot kanë festuar gëzimin më të madh në jetë, duke u bërë prindër.

Për koincidencë vazhdojnë të jenë në të njëjtën skuadër, por tek Ballkani ku trajner është Ilir Daja.

Related posts

REALI prezanton COURTOIS: Gjithë karrierën kam punuar për të ardhur këtu

Isa.Autor

Brutale në Zelandën e Re, kur rugby shndërrohet në kung fu (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKODRAN MUSTAFI VENDOSI TË QENDROJË/ Emery e ka një koment për këtë, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment