Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Mersinaj dhe Çokaj me asist, Lokomotiva kthehet fitimtare nën shenjën e shqiptarëve (VIDEO)

Shqiptarët kthehen përsëri protagonistë te Lokomotiva Zagreb dhe skuadra ka nisur të sigurojë edhe një herë rezultate pozitive duke iu afruar ekipeve që pretendojnë Europën në klasifikimin e kampionatit. Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj kanë qenë sot protagonistë në fitoren 3-0 të kësaj skuadre ndaj Slaven Belupo, duke e ndihmuar që për momentin të jetë në vendin e 6 në renditje.

Të dy futbollistët shqiptarë ishin titullar në këtë sfidë dhe Mersinaj, pas kthimit nga dëmtimi i gjatë, është graduar edhe si një nga kapitenët në radhët e Lokomotiv. Kështu, ai ka luajtur sot me shiritin e kapitenit në këtë sfidë, duke dhuruar një tjetër paraqitje të mirë e lënë të kuptohet se është në formë të shkëlqyer.

Ndërsa Çokaj ishte protagonist me lojën në mesfushë, por edhe në fazën ofensive. Kështu, goli i rezultatit të përkohshëm 2-0 erdhi nga një asist i tij, duke kaluar sferën te Kacavanda i cili nuk e kishte të vështirë të shtynte topin në rrjetë. Për Çokajn, ky ishte asisti i tretë në kampionat, ndërsa ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës.

Related posts

“MILAN ËSHTË NJË KURTH “VDEKJEPRURËS” PËR TRAJNERË”/ Flet Legjenda Nesta: Ja pse Juventusi është një skuadër e fortë

Delo.autor

HARRON KORONAVIRUSIN/ Ibrahimovic kthehet me gol dhe asist (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBYSJE ‘ÇMENDUR’/ Real Madrid shkatërron Liverpoolin në Anfield

F.autor

Leave a Comment