Futboll Sport

SUEDI-UKRAINË/ Trajneri Shevchenko kërkon të bëjë histori përballë nordikëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 Suedia dhe Ukraina do të ndeshet së bashku në ‘’Hampden Park’’ të Gllazgout për të prerë një biletë për në çerekfinale.

Ndeshje surprizë kjo në këtë fazë të turnet, duke parë dhe eliminimin e skuadrave të mëdha si Holanda, Portugalia, Franca e Gjermania. Skuadra e Andriy Shevchenkos vjen në këtë ndeshje duke shkruar historinë pasi asnjëherë më parë nuk ishin kualifikuar në një fazë përtej grupeve.

Suedezët janë ekip me eksperiencë teksa dolën të parët në grup me kundërshtar si Polonia dhe Spanja. Ndeshja pritet e hapur dhe me mjaft spektakël pas asnjëra nga skuadrat nuk ka çfarë të humbë.

Sa i përket formacioneve, Ukraina do të mbështet tek disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër si Jarmolenko, Zinçenko dhe Jaremçuk ndërsa nga stoli do ta nisë ylli i Atalantës, Ruslan Malinovski. Ndërsa nordikët do të kenë në fushë nga minuta e parë Kulusevskin dhe Ishak të cilët janë dy elementët kryesorë të ekipit dhe Forsberg i cili është golashënuesi i Suedisë në këtë kompeticion me 3 gola.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

EKSTRAKOMUNITARËT/ Brexit TREMB futbollin anglez, ja masat që priten nga federata

Isa.Autor

Zidane: Më duhet të gjej problemin, unë jam përgjegjësi

Q.Autor

Sot mund të vendoset Europa, Partizani dhe Skënderbeu në ankth

Sadik.Autor

Leave a Comment