Futboll Seria A Sport

NUK NDODHTE PREJ 23 VITESH/ Debutim ëndrrash me fanellën e Interit, sulmuesi Dzeko njësoj si “Fenomeni”

Pas fitores me përmbysje 1-2 ndaj Sasuolos mbrëmjen e djeshme në “MAPEI Stadium”, ku Interi korri dhe suksesin e tretë me përmbysje në këtë sezon, Edin Xheko nuk ndalet së thyeri rekorde.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, bomberi boshnjak është bërë lojtari i parë me fanellën e Interit i cili në sezonin e tij debutues ka shënuar të paktën gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para me zikaltërit në Serinë A italiane që nga sezoni 1997/1998 me Ronaldo “Fenomenin”.

Një start ëndrrash për sulmuesin boshnjak me fanellën zikaltër të cilit i’u deshën 33 sekonda mbrëmë në fushën e blertë për të realizuar golin e barazimit të përkohshëm të skuadrës nga Milano.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga këndi, mbrojtësi Skriniar ndëshkon Poloninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Sulmuesi Grezda: Situatë e vështirë, të marrim shembull ndeshjen me Turqinë

Isa.Autor

“NUK KEMI INFORMACIONE NGA GJYKATA FEDERALE”/ Flet Presidenti Takaj: Skënderbeu nuk është mirë të…

Delo.autor

Leave a Comment