Futboll Seria A Sport

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ SASSUOLOS/ Dimarco ndikim pozitiv tek Inter, Costacurta zbulon sekretin e tij

Katër zëvendësime vendimtare nga ana e Simone Inzaghi-t kanë ndihmuar Inter-in të përmbysë disavantazhin 1-0 kundër Sassuolo-s dhe të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë.

Vendimtar Dzeko, padyshim, por edhe Federico Dimarco ka patur një ndikim pozitiv.

Sekretin e mbrojtësit zikaltër e ka zbuluar ish-ylli i Milan-it, Alessandro Costacurta, në studiot e Sky Sport.

“Një mbrëmje kemi qenë në një restorant bashkë: kam parë si hante me kujdes dhe gjëra të shëndetshme. Aty e kam kuptuar se çfarë profesionisti është”, ka thënë ish-mbrojtësi i Milan-it.

Lojtari i rritur në ekipet e moshave të zikaltërve po bëhet gjithmonë dhe më i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi dhe sekreti i tij është edhe dieta e ashpër dhe e shëndetshme.

Related posts

FITORJA E MADHE E GJERMANISË/ Reagojnë protagonistët

Delo.autor

Fellaini refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United

Delo.autor

GODITJA E MADHE E MONACOS/ Në Principatë zbarkon mesfushori i Çelsit

F.autor

Leave a Comment