Futboll Seria A Sport

FILLIM SEZONI I MALLKUAR PËR DYBALA/ Problemet shëndetësore dhe kritikat e tifozëve. Humbet edhe…

Periudha e zezë e Paulo Dybala duket se nuk ka fund, sidomos kur ai duhet të veshë fanellën e ekipit kombëtar: është edhe një herë një problem fizik që e lë atë jashtë fushe dhe nuk e lejon të përgjigjet në thirrjen e përzgjedhësit argjentinas.

Federata e komunikon këtë drejtpërdrejt përmes profileve të saj sociale, duke specifikuar se si lojtari nuk do të thirret nga Scaloni “për problemet gjenitourinar që do të kërkojnë një periudhë pushimi dhe analiza të mëtejshme”.

Ai i Dybala me ekipin kombëtar Albiceleste duket se është një mallkim i vërtetë, duke qenë se tashmë tetorin e kaluar ai nuk kishte arritur të zbriste në fushë as edhe një minutë në ndeshjen e dyfishtë kundër Ekuadorit dhe Bolivisë: në atë rast ai u ndalua nga një problem gastrointestinal, i cili madje nuk e kishte lejuar atë të stërvitej rregullisht sapo të kthehej në Itali.

Fillimi i komplikuar i sezonit vazhdon për Dybala, ende duke luftuar me një ndalesë të re, shtrirja e së cilës do të vlerësohet në ditët në vijim.

Related posts

E DHIMBSHME/ Pas dy KO, ndërron jetë boksieri italian

Isa.Autor

Seria A, i vetmi kampionat elitar me titullin në “ankand”

Q.Autor

“KATAR 2022″/ Në Poloni i druhen Shqipërisë: Është pak ekip ‘italian’, e dimë se ç’mund të bëjë rivali

Delo.autor

Leave a Comment