Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG pëson humbjen e parë në këtë sezon nga Rennes

Paris Saint-Germain ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të Ligue 1.

Leo Messi me shokë, në fakt, janë mundur 2-0 në fushën e Rennes.

Vendasit kanë zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Labordë dhe kanë gjetur golin e dytë 18 sekonda pas fillimit të 45 minutave të dyta me Tait.

Nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë miqtë për të shmangur këtë disfatë, pavarësisht se në fushë kanë qenë nga minuta e para Neymar, Messi dhe Mbappe.

Kylian ka ngushtuar diferencat në minutën e 68-të, por goli i tij është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Vendasit mund ta kishin trefishuar avantazhin në minutën e 82-të pas penalltisë së shkaktuar nga Hakimi, por arbitri e ka kthyer vendimin pas ndërhyrjes së VAR.

Related posts

PRETENDOJNË TITULLIN/ Sa zhgënjyes ky INTER, ekipi më i DOBËT i shekullit 21

Isa.Autor

ZYRTARE/ Lajm i keq për skuadrën e Serisë A, lojtari rezulton pozitiv me koronavirus

Delo.autor

GUARDIOLA HUMB BESIMIN ME YLLI E EKIPIT/Gjiganti gjerman gati të marrë Leroy Sane për….

Delo.autor

Leave a Comment