Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ “Fantazisti” Bajrami: Ndeshje e vështirë, do të hyjmë në fushë me besim sepse…

Katër ditë nga ndeshja ndaj Hungarisë, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Puskas Arena” në konferencën për shtyp është shfaqur fantazisti i Empolit dhe i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami i cili ka analizuar këto dy ndeshje të rëndësishme për Shqipërinë:

Ndeshja ndaj Hungarisë – “E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë, do të hyjmë në fushë me besim sepse i kemi fituar dy ndeshjet e fundit.”

Gjendja – “Kam bërë dy gola në Serinë A ndihem në formë dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë.”

Biseda me trajnerin Reja – “Kam folur edhe me trajnerin Reja dhe duhet të punoja edhe me top edhe pa top. Duhet të luaj edhe pa top edhe në fazën mbrojtëse sepse me Empolin luaj me top dhe i avancuar.”

Kristijan Asllani – “Jemi tre shqiptarë, luajmë me Empolin dhe shpresoj që edhe Kristijan Asllani të luajë me ne në Kombëtare.”

Numri në fanellë – “Nuk ka rëndësi numri që mbaj veshur, por rëndësi ka që të fitojmë këto dy ndeshje.”

Hungaria dhe Polonia – “Besoj se të dyja ekipet janë të forta, ndeshjet nisin 0-0 dhe duhet të përqendrohemi tek loja jonë.”

Titullar – “Në fund e vendos trajneri Reja se cili do të luajë, por nëse luaj do të jap maksimumin dhe shpresoj me një gol.”, përfundoi Nedim Bajrami.

Related posts

KORONAVIRUSI FUT NË KAOS MOTO GP/ Pas Katarit shtyhet edhe gara e Tajlandës

Delo.autor

PENALLTI DHE GOL I ANULLUAR/ Arbitrat shqiptarë bëjnë paraqitje dinjitoze në grupet e Europa League

Isa.Autor

Levante po shkatërron Barcelonën, Enis Bardhi shënon gol të çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment