Futboll La Liga Sport

TË GJITHË KUNDËR TRAJNERIT KOEMAN/ Mesfushori Pjanic: Barcelona do të rikthehet, por me një udhëheqës të mirë

Barcelona po kalon një krizë të madhe si nga ana financiare ashtu dhe në rezultate.

Për këtë gjendje, të gjithë janë vënë kundër trajnerit Ronald Kuman i cili sipas tifozëve ka shkatërruar ekipin me zgjedhjet e tij. Por jo vetëm tifozët mendojnë kështu. Miralem Pjaniç u largua këtë verë nga katalanasit pas një sezoni zhgënjyes ku Kuman e pa të udhës ta linte në stol për pjesën më të madhe të sezonit.

Por në një intervistë për “BeinSports”, boshnjaku ka drejtuar gishtin nga tekniku holandez duke u shprehur se Barça do të rikthehet, por me një udhëheq të mirë.

“Barcelona po kalon kohë të vështira. Rezultatet nuk janë ashtu siç duan tifozët, gjë që ushtron presion mbi lojtarët.

Ndoshta nevojitet një udhëheqës i mirë për ta ngritur ekipin në këmbë. Barcelona do të kthehet në të kaluarën, por do të duhet pak kohë.

Barça është gjithmonë një nga katër ose pesë klubet më të mëdha në botë dhe do të kthehet në ditët e mëparshme”, u shpreh Pjaniç.

Related posts

KORET RACISTE NDAJ MBROJTËSIT/ Maradona ka një mesazh për Koulibaly (FOTO)

Delo.autor

Duka: Në Ligën e Kombeve ka rëndësi çdo minutë, De Biazi nuk ndahet kollaj sepse…

Isa.Autor

PO KALONTE FORMË TË SHKËLQYER/ Armando Broja merr lajmin e keq para ndeshjes në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment