Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Prengaj: Objektivat e Shpresave janë që të kapim Europianin, por…

Futbollisti i Shpresave, Fatmir Prengaj doli ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, përpara dy ndeshjeve të tetorit që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Andorrës dhe Sllovenisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Objektivat– Si gjithmonë, Shqipëria synon fitoren dhe fokusimi është Andorra, duhet të marrim 3 pikëshin, pasi është shumë i nevojshëm për ne, më pas mendojmë për Slloveninë, që duhet të fitojmë edhe me këtë ekip, por jemi të fokusuar 100% te ndeshja e parë kundër Andorrës.

Andorra – Kjo është ndeshja e parë që unë luaj kundër Andorrës dhe skuadra e njeh këtë ekip. Ka djem që janë që në grumbullimin e vjetshëm dhe e njohin dhe besoj se do të marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe ta fitojmë.

Synimet e Shpresave – Objektivat e Shqipërisë U-21 janë që të kapim Europianin por duhet të bëjmë më të mirën tonë dhe çdo ndeshje ta marrim si të radhës dhe të fitojmë.

Laçi – Te klubi ndihem mirë, nuk jam aktivizuar shumë por pres që në vazhdim të aktivizohem edhe më shumë.

Related posts

Bayern sfidon Juven dhe Liverpool-in për një gjerman

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Deulofeu dëshiron Interin, por Barça e lejon vetëm nëse vjen Coutinho

Q.Autor

Leave a Comment