Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME/ Milani nuk ka ndërmend të ndalet, një emër i ri për sulmin vjen nga Premier League

Dëmtimet e njëpasnjëshme të Ibrahimoviçit, por edhe zëvendësit të tij Zhiru, detyrojnë Milanin që të monitorojë tregun në kërkim të një pyke. Teksa Maldini e Masara analizojnë profile të ndryshme, francezi i radhës që vishet kuqezi është Aleksandër Lakazet.

Me kontratën në skadencë në qershor të 2022-shit, thuhet se 30- vjeçari u është vetofruar kuqezinjve. Tek Arsenali, ku militon që prej vitit 2017, nuk është më titullar e në janar mund të largohet për një shifër modeste. Milani e kishte ndjekur përpara se të linte Lionin për Londrën e tashmë mund të jetë përsëri i interesuar duke parë përvojën e sulmuesit.

Sigurisht, ka edhe pengesa. Më të madhen e përbën rroga e Lakazetit, i cili nga “Topçinjtë” paguhet me 9 milionë euro në vit. Duke ardhur në janar, kuqezinjtë do ta paguanin vetëm 4.5 milionë euro, një shifër brenda parametrave të kërkuar nga “Elliott”, fondi që zotëron Milanin.

Me 129 gola në 275 ndeshje gjatë tetë sezoneve me Lionin e 65 gola në 165 ndeshjet me anglezët, francezi do të ishte profili ideal në raportin sasi-cilësi, pa lënë pas dore, sigurisht, edhe financat.

Related posts

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ ATALANTËS/ De Laurentiis: Sa keq që nuk u përballëm me Juventus, ishim në formë

Delo.autor

A DO TË FILLOJË SUPERIORJA? Mblidhen 10 presidentët, merret vendimi

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri-Izrael: Gjithçka duhet të dini për sfidën e kuqezinjve

Isa.Autor

Leave a Comment