Futboll

Java e 24-t e Superiores, ja gjyqtarët në 5 ndeshjet e sotme

Kategoria Superiore do të luajë sot ndeshjet e javës së 24-t, në dy orare të ndryshme. Në 14:00 do të zhvillohen tri sfida: Laçi-Flamurtari, Kukësi-Teuta dhe Kamza-Vllaznia. Me start orën 17:00, janë planifikuar ballafaqimet Partizani-Luftëtari dhe Skënderbeu-Lushnja. Sikurse shihet, kemi përplasje të ethshme, sidomos të skuadrave që synojnë zonën europiane dhe atyre që kërkojnë pikë jetike mbijetese. FSHF-ja ka përzgjedhur tashmë edhe gjyqtarët përkatës në të pesë ndeshjet e sotme, me vetëm një stemë të FIFA-s në “aksion” si kryesor. Fjala është për Enea Jorgjin, i cili do të bëjë drejtësi në Kamëz. Vllaznia ka kërkuar gjykim korrekt në këtë transfertë, ku synon marrjen e pikëve. Për pasojë, në këtë 90-minutësh do të ketë edhe gjyqtarë mbas porte, apo të linjës, siç njihen ndryshe.

Kategoria Superiore, java e 24-t
Kamza-Vllaznia
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preca, Astrit Mahmuti, Klajdi Kola, Fation Xhemalaj

Laçi-Flamurtari
Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Dojando Myftari

Kukësi-Teuta
Gjyqtarë: Laver Alla, Deivis Korreshi, Marjus Qose

Skënderbeu-Lushnja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Enea Pashaj, Ani Kociaj

Partizani-Luftëtari
Gjyqtarë: Andi Koci, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pritet të hidhet shorti, Shqipëria ngjitet një vazo më lart

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI rinovon me KESSIE dhe kërkon ish lojtarin e MONAKOS

Isa.Autor

Barkley prezantohet zyrtarisht tek Chelsea, ja fjalët e para

Q.Autor

Leave a Comment