Futboll Seria A Sport

E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO…

Aktet e dhunës kanë njollusur futbollin italian. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Arezzo, ku presidenti i skuadrës vendase, Giorgio la Cava është sulmuar dhe goditur nga tifozë të skuadrës së Viterbese.

La Cava ndodhej në tunelin e stadiumit kur u godit. Një goditje që trullosi presidentin, i cili për disa momente humbi ndjenjat. Kjo situatë solli revoltë në radhët e të dy tifozerive të skuadrave, me mbështetësit e Arezzo që kërcënuan hakmarrje. Gjithsesi, ndërhyrja e policisë dhe e drejtorit sportiv, Ermanno Pieroni e zëvendëspresidentin të Arezzo, Massimo Anselmi qetësoi situatën.

“Presidenti është mirë. Le të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi vetëm te mbështetja e skuadrës sonë. Le të mos bien në grackën e provokimit. Pjesa e dytë që po luajmë përfaqëson një vit sakrificash për ne. Nuk mund të luajmë në duart e kundërshtarëve tanë. “-thuhet në një status të klubit në rrjetin social “Facebook”.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta përpara se të niste takimi i kthimit i fazës së play-off të Serie C, me Arezzo që kaloi në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Bashkë me Arezzo, në raundin tjetër janë edhe Catania, Imolese, Triestina, Feralpisalo, Trapani, Piacenza dhe Pisa.

Related posts

DËSHTON TENTATIVA E KEJN PËR TU LARGUAR/ Sulmuesi “ul kokën” dhe rikthehet në stërvitje

Delo.autor

CARDIFF-CHELSEA/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Camarasa

Delo.autor

KLOPP I VENDOSUR/ Liverpool do të triumfojë edhe pas zhgënjimit në finalen e Champions

Isa.Autor

Leave a Comment