Futboll

Do të tërhiqet, apo Buffon do të vazhdojë për mitologjinë

Unë duhet ta ndaj mendjen pas reflektimeve që i kam bërë dhe që përputhen me ato të presidentit. Por le të mos flasim për këtë tani, nuk është koha e duhur. Ne kemi shumë gjëra në lojë si Juventus”. Kurrë banal, Gianluigi Buffon, akoma tonik në portë dhe mbi të gjitha i lëmuar para kamerave. Dikush mund të flasë për një legjendë të gjallë, një njësi matëse për të vlerësuar aftësinë mes shtyllave të kujtdo në futboll. Për shkak se mbrojtësi ekstrem bardhezi ka shënuar në mënyrë të pandërprerë historinë, duke u bërë, sipas shumë specialistëve, numri 1 më i mirë ndonjëherë.

Koha, megjithatë rrjedh… Kampioni blu e di mirë se, pasi ka arritur 40 vite jetë, e gjen veten të detyruar të marrë një vendim të komplikuar dhe të dhimbshëm: të varë dorashkat në gozhdë, apo të vazhdojë me mitologjinë. Nuk ka nxitim, edhe pse presioni i mediave fillon të bëhet shurdhues. Gjithkush po pret vendimin përfundimtar të tij, i cili duhet të vijë jo shumë larg. Disa shenja të para të ngurta prapa skenave lënë të kuptohet për tërheqje në fund të sezonit. Ligën e Kampionëve, natyrisht, duke e lakmuar. Por, Kievi është larg. Pikërisht 2226.8 kilometra nga Torino dhe, më shumë se çdo gjë tjetër, katër ndeshje. Prandaj, është më mirë të mbështetemi në realizëm të shëndetshëm.

Kampionët italianë nuk kanë në apel një tjetër Buffon, sepse ai nuk ekziston. Sepse, një kampion bote, që në kulmin e karrierës së tij vendosi ta ndjekë Juventusin edhe në Seria B, nuk mund ta gjesh në ditët e sotme, ku për para yje të futbollit kanë fluturuar deri në Kinën e largët. Po, është e vërtetë, mirënjohja, në mos zakonisht, mbretëron në futbollin suprem. Këtë na e tregon modeli “Buffon”. Megjithatë, ekzistojnë edhe përjashtime. Çdo referencë ndaj Gigi është thjesht e dëshiruar. E ardhmja e Buffon vendoset nga Buffon. Dhe, nëse rruga e bardhezisë duket se ka ardhur fiziologjikisht në caqet përmbyllëse, ajo axurre mund të përfundojë tashmë. Trajneri i përkohshëm, Gigi Di Biagio, njoftoi praninë e kampionit toskan për miqësoret me Argjentinën dhe Anglinë. Çuditërisht, pavarësisht nga një disponibilitet i përafërt, portieri i “Zonjës së Vjetër” do të japë përgjigjen e vet.

Asgjë nuk është e sigurt: “Buffon dhe unë jemi në harmoni të plotë, – tha trajneri i përkohshëm axurr, – ne donim të merrnim disa vendime duke reflektuar dhe do të dëgjohemi përsëri javën e ardhshme”. Në këtë pikë, në fakt, nuk është e lehtë. Asgjë. Edhe më shumë, nëse jeni akoma protagonistë. Një portier perfekt në stadiumin “Allianz”, një hero edhe në “Wembley”. Buffon në Londër ishte vendimtar. Do të kishte qenë dëshira për të dhënë një shpresë të fundit në Europë, që ka shumë rëndësi për karrierën e legjendës bardhezi.
Akti i fundit. Aktorët e parë: Andrea Agnelli dhe, me të vërtetë, kapiteni i Juventusit. Një takim që ende nuk ka një datë, por që së shpejti do të realizohet. Fjala është e Buffonit

Related posts

West Ham rikthehet në lojë, Aaron Cresswell shënon golin e parë ndaj Cityt (VIDEO)

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ MAVRAJ firmos për 2 vite me klubin grek, i bashkohet BASHËS

Isa.Autor

SKANDALI ME ZBULIMIN E PAGAVE/ Brdariç: Në Gjermani do të shkonim te… gjykatësi!

Delo.autor

Leave a Comment