Futboll Sport

GJYSHJA, QENI DHE “LEGO”/ Zbulohet sekreti i rilindjes së mesfushorit Tonali

Pas një viti të vështirë, Sandro Tonali, është kthyer në atë mesfushor të mrekullueshëm i cili në Breshia joshi gjysmën e Europës. Që fëmijë dukej i destinuar për një karrierë të jashtëzakonshme, ai që në moshë fare të njomë i shkruante Shën Luçias më 13 dhjetor për të zbuluar nëse do të bëhej futbollist.

NGA GYSHJA TE KONIA- Në kohët më të vështira e ndihmojnë familja, e dashura e tij Zhulieta dhe qenushja Margo, të cilën e mori një vit më parë dhe papritmas u bë qendra e jetës së dy të rinjve. Çifti në Milano ka një jetë mjaft të thjeshtë, të përbërë nga futbolli (për Sandron), libra (për vajzën studente) dhe pak miq, por të besuar.

Jo rastësisht për Tonalin familja ka qenë gjithmonë themelore duke filluar me figurën e gjyshes së tij Xhina dhe gjyshit të tij. Ky i fundit ishte i bindur se Sandro do të bëhej kampion bote. Europianin e pa nga divani i shtëpisë, teksa Kupën e Botës në Katar, në pak më shumë se një vit, ëndërron ta shijojë si protagonist.

Tifozët e parë janë mamaja Maria Roza, babai Xhandomeniko, vëllai Enriko (i cili sipas babait të tyre është më i fortë se Sandro) dhe motra Matilde. Një mbështetës i madh i mesfushorit është edhe këngëtari Ultimo, të cilin Tonali e adhuron.

TULLAT LEGO – Si shumica e 20-vjeçarëve, Sandro gjithashtu i do tatuazhet, pavarësisht mendimit negativ të nënës së tij. Të përjetësuar në lëkurë ka datën e tij të debutimit me ekipin kombëtar dhe gjithashtu një trëndafil dhe një orë kushtuar nënës së tij. Një pasion tjetër i Sandros janë tullat “Lego”, të cilat thotë se e relaksojnë shumë.

Kohët e fundit është zhvendosur në qendër të Milanit dhe është shumë e rrallë ta shohësh nëpër qytet. Stërvitja i merr pjesën më të madhe të ditës dhe i përkushtohet shumë punës. Në këtë aspekt kujton Xhenaro Gatuzon, i cili ka qenë gjithmonë idhulli i tij dhe që kishte pak kohë për diskoteka (rrjetet sociale nuk ishin ato që janë sot) dhe shumë për fushën.

Related posts

E BUJSHME/ U shpall kampion bote me Gjermaninë, Hoakim Lëv pritet të marrë drejtimin e gjigantit europian

F.autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Kore kundër tifozërisë së Napolit, federata merr vendimin për Milanin

Delo.autor

Zidane: Ky futbollist duhet të nënshkruajë me Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment