Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS/ Skuadrat mësojnë rivalët, CR7 mund të sfidojë Realin. Ja të gjitha çiftet deri te finalja

Formati i ri i Champions-it është zbuluar. Një miniturne me 8 skuadra dhe me ndeshje teke për të arritur deri në finalen e madhe, e cila do të luhet në 23 gusht në Lisbonë. Ky është formati i përzgjedhur për të çuar në fund kompeticionin e rëndësishëm europian, i cili u “paralizua” për shkak të Koronavirusit. Do të zhvillohet pasi të përfundojnë kampionatet dhe UEFA ka përzgjedhur Portugalinë si vendin pritës.

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti, i cili ka rezervuar disa çifte shumë interesante në çerekfinale të këtij kompeticioni. Në rast se Juventusi ia del të kaloje Lionin , atëherë do të përballej me fituesin e çiftit Siti-Real, dhe në rast se madrilenët do kualifikoheshin, atëherë Ronaldo do luante ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjithashtu çifti Napoli-Barcelona do të përballen me çiftin e Çelsi-Bajern, që me shumë mundësi do jetë klubi gjerman, pasi në ndeshjen e parë triumfoi 3-0

cuadro-cuartos-final-champions-league-1594377094811

Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht, gjysmëfinalet më 18-19 gusht dhe finalja e madhe më 23 gusht në Lisbonë.

Faza çerekfinale:

C1: Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi

C2: Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus

C3: Lajpcig-Atletiko Madrid

C4: Atalanta-PSG

Faza gjysmëfinale:

Fituesi C1 – Fituesi C2

Fituesi C3 – Fituesi C4

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG

Finale:

Lajpcig/ Atletiko– Atalanta / PSG VS Siti/Real– Juventus/Lion– Barcelona/Napoli – Bajern/Çelsi

Related posts

LA LIGA/ Montella në “udhëkryq”, Sevilla i jep pesë ndeshje “ultimatum”

Sadik.Autor

AKSIDENT në Formula 1, piloti PËRPLASET me murin dhe lë garën

Sadik.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Dhimbje koke për Pirlon, dy yje nuk ia dalin për sfidën ndaj Parmës. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment