Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Dortmund gati të “blindojë” talentin Haaland, por në Spanjë e kanë të sigurt. Ja detajet…

Borussia Dortmund është gati të hidhet në sulm për të blinduar Erling Haaland.

Sipas SportBild, klubi gjerman është i gatshëm t’ia rrisë ndjeshëm rrogën sulmuesit norvegjez, për ta bindur që të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Lojtari do të kalonte nga 8 milionë eurot aktuale në 15 milionë.

21 vjeç, Haaland është i lidhur me klubin gjerman deri në 2024-ën, por ka një klauzolë në kontratë që do ta lejonte të ndëronte ekip për një shifër që shkon nga 75 në 100 milionë euro.

Megjithatë, nga Spanja ka ardhur një lajm i keq për verdhezinjtë, me El Chiringuito që ka bërë të ditur se: “Verën e ardhshme do të shkojë te Real Madrid”.

Related posts

BARCELONA-INTER/ Ja çfarë ndodh me Messin… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Arsenal “peshkon” në Portugali, gati marrëveshja me talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

JUVENTUS/ Rikuperohet sulmuesi, një lojtar në dyshim për ndeshjen ndaj Milanit

F.autor

Leave a Comment