Futboll Sport

ZBULON DËSHIRËN DHE NJË PRAPASKENË/ Cannavaro: Ja si e turpërova Pepe-n tek Real Madrid

Fabio Cannavaro është rrëfyer në një intervistë të dhënë për AS.

Lamtumira nga Kina – Në lidhje me prishjen e kontratës me klubin kinez të Guangzhou Evergrande: “Kishte ardhur momenti. Nuk ka qenë për arsye ekonomike: situata, me protokollet kundër covid, ishte e papërballueshme. Kam qenë shumë muaj pa parë familjen”, ka thënë Cannavaro.

E ardhmja – Pas eksperiencës aziatike, kampioni i botës në 2006-ën shpreson të ketë një mundësi në Europë:

“Është ajo që dua. Napoli? Nuk mbyll asnjë derë. Napoli dhe Italia janë pjesë e historisë sime. Real Madrid? Nuk mund të them se nuk do të më pëlqente. Jam ambicioz dhe nuk i vë vetes asnjë limit, por tani është Ancelotti atje dhe nuk kam dyshime që do të bëjë mirë”.

Anekdota – Në lidhje me Real Madrid, Cannavaro ka zbuluar një prapaskenë të kohës kur luante me Los Blancos:

“Pep ka thënë se e kam turpëruar? Po, një herë po më fliste dhe më ka thirrur ‘Cannavaro’. Isha shumë serioz dhe i kam thënë ‘Quhem Fabio’. Në krahun tim ishte Marcelo, që ka filluar të qeshë. Ishin akoma të rinj, por dukej qartë se ishin të përzgjedhur nga fati. Më vjen keq që Sergio Ramos është larguar nga Real. Një herë kam thënë se ishte si Maldini dhe nuk jam gabuar”.

Related posts

SKANDALI ME BOKSIERËT E KOSOVËS NË SERBI/ Reagon KOKSH: Ngjarje e turpshme dhe e patolerueshme

Delo.autor

“ËSHTË ENDE MBIPESHË, KA DISA KG SHTESË…”/ Shikoni yllin e Atalanta-s si është transformuar (FOTO)

Delo.autor

(VIDEO) Minuta e 91’, sekonda e fundit, gjuajtja e fundit dhe… Çfarë ndodhi në Gjermani!?

Q.Autor

Leave a Comment