Futboll Ligue 1 Sport

TREGON BISEDIMET QË MUND TË NDRYSHOJNË MERKATON/ Mamaja e Mbappe i çudit të gjithë: Folëm me Leonardon

Tifozët e Real Madrid dhe opinioni sportiv në Spanjë janë bërë gati për të pritur krahëhapur Kilian Mbape në verën e ardhshme. Por Fajza Lamari, mamaja e futbollistit francez, i ka shtangur të gjithë me intervistën që ka dhënë sot për “Le Parisien”.

Sipas saj, lojtari nuk po mendon largimin, por rinovimin e kontratës së tij me PSG-në. “Në këto momente po diskutojmë rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë mirë, kemi folur edhe me Leonardon të hënën e kaluar. A do të gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt, ai do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Ligën e kampioneve”, ishte deklarata e saj.

Në intervistën e Mbape të publikuar dy ditë më parë, ai deklaronte se kishte kërkuar largimin në verë dhe se do të kishte firmosur për Real Madrid po ta lejonin. Por tashmë situata duket se po ndryshon në mënyrë të papritur dhje qëndrimi te PSG nuk mund të përjashtohet

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi “Shkëndija e Tetovës” do të japë të ardhurat nga shitja e biletave për të prekurit (FOTO)

Delo.autor

GLADIATORI/ RAMOS në versionin RAMBO: Video me 25 milionë shikime po “çmend” rrjetet sociale

Isa.Autor

Bale “lodhet” tek Reali, joshet nga skuadra e Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment