Futboll Seria A Sport

RINOVIMET KTHEHEN NË PROBLEM PËR MILAN-IN/ Kjaer ngre dyshime: Nuk jemi afër një marrëveshje, por…

Problemi më i madh i Milanit për momentin është menaxhimi i lojtarëve me kontratë në afat skadence.

Kuqezinjtë dështuan sezonin e kaluar të mbanin në skuadër Hakan Çalhanoglun dhe Donarumën, të dy u laguan me parametra zero duke mos sjellë asnjë qindrakë në arkat e klubit. Së fundmi, në klubin kuqezi është kthyer në çështje rinovimi i kontratës me Frenk Kesi, por jo vetëm. Simon Kjaer është në sezonin e dytë te Milani, ndërsa kontrata i skadon vitin tjetër. 32-vjeçari është një futbollist stabël në formacionin e Piolit duke formuar një dyshe stabël së bashku me Tomorin në qendrën e mbrojtjes.

Por drejtuesit e Milanit ende nuk kanë bërë asgjë për rinovimin e kontratës me danezin dhe një fakt të tillë e ka pranuar vetë lojtari. Kjaer shprehet se është i lumtur që luan për Milanin, por në adresë të tij nuk ka pasur një kërkesë për rinovim çka sjell hije dyshimi mbi të ardhmen e qendërmbrojtësit.

“A jam më afër të rinovoj me Milanin? Jo , por jam jashtëzakonisht i lumtur që luaj me kuqezinjtë. Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk përqendrohem në këtë aspekt. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano. Klubi e di mendimin tim dhe pozicionin tim në këtë drejtim. dhe kur dëshiron të zgjidhë çështjen e dinë se mund të më telefonojë”, u shpreh Kjaer

Related posts

KURORËZON CR7/ Costinha: Nuk mund ta duash atë, veç nëse je ziliqar. Te Reali u tallën me të dhe…

Delo.autor

PAS FITORES ME LAÇIN/ Trajneri Devolli: Ishim pak të përgjumur, do vazhdojmë punën sa…

Delo.autor

TEUTA-SKËNDERBEU/ Dy traversa të durrakëve, minuta spektakolare në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment