Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Spanja hakmerret ndaj Italisë dhe kualifikohet në finale

Spanja është finalisti i parë në Nations League.

Të besuarit e Luis Enrique e kanë mundur 2-1 në gjysmëfinale Italinë, për t’u kualifikuar në finale, ku do të presin fituesin e së enjtes mes Belgjikës dhe Francës.

Spanja e dominoi në tërësi ndeshje, nga minuta e parë e pothuajse deri në fund, përjashtuar minutat e fundit, nga goli i Pellegrinit në minutën e 83-të e deri në fund të takimit, kur ai shënoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Torres i shënoi të dy golat për Spanjën, që të dy në pjesën e parë.

Njërin në minutën e 17’ e tjetrin në minutën e 45 +2, disa minuta pasi Leonardo Bonucci e la në lloç Italinë, duke u përjashtuar nga loja me të kuq.

Spanja në finale do të ketë punë me Francën ose Belgjikën, që zhvillohet të enjten, derisa finalja do të luhet të dielën.

Italia gjithashtu do të luajë të dielën për vendin e tretë dhe do të presë humbësin e sfidës mes Belgjikës dhe Francës.

Related posts

CHAMPIONS/ Neymar ndëshkon Dortmundin dhe feston si i “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITJE PËR FRANCËN/ Benzema humbet Botërorin e Katarit!

F.autor

DEL FOTO/ Sulmuesi Sadiku në Tiranë, takim “blic” me presidentin e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment