Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet super ndeshja Itali-Spanjë në “San Siro”. Rezultati 1-2

Duke filluar nga ora 20:45, mbrëmja do të dhurojë një supersfidë ndërmjet Italisë dhe Spanjës për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Mançini dhe Enrike do të përplasin brirët sërish pas 4 muajsh kur u përballën për herë të fundit në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian. Në finale shkuan “axurrët” vetëm falë penalltive pasi koha e rregullt rezervoi një barazim 1-1. Italisë nuk i hiqet mendja nga finalja e Europianit në vitin 2012 kur iberikët i shkatërronin me rezultatin 4-0 duke kërkuar me doemos hakmarrjen.

Italia vjen dhe si favorite për shkak të statusit kampion Europe, me Mançinin që do të kërkojë të arrijë finalen për të siguruar trofeun e dyte më axurrët në pak muaj. Sa i përket formacioneve, Mançini ka surprizuar duke ulur në stol Kielinin dhe duke zgjedhur dyshen Bastoni-Bonuçi, ndërsa Luis Enrike i ka besuar sulmin Ojarzabalit pasi Morata është i dëmtuar.

 

LIVE/ Itali – Spanjë  1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 83/ Italia ngushton shifrat me golin e shënuar nga Lorenzo Pellegrini.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINTUA 45+2/ Spanja dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Ferran Torres.

MINUTA 18/ Spanja kalon në avantazh me golin e shënuar nga Feran Torres.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Sadik.Autor

ARSENAL MBETET NË ERRËSIRË/ Wolves mposht me përmbysje “Topçinjtë”

Delo.autor

SCHALKE-MANCHESTER CITY/ “Vendasit” barazon shifrat, shënon Bentaleb me 11-metërsh

Delo.autor

Leave a Comment