Futboll Sport

BOTËRORI U-17/ Sfidë e pabesueshme mes Finlandës dhe Zvicrës, një ndeshje zyrtare me 12 shqiptarë (FOTO)

Finlanda dhe Zvicra e 17-vjeçarëve zbritën në fushë pasditën e sotem për tu përballur me njëra-tjerën në kuadër të sfidave kualifikuese të Kampionatit Botëror U-17.

Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë. Interesant është fakti se pjesë e ndeshjes ishin plot 12 talente shqiptare, 10 për helvetët dhe 2 për nordikët. Titullarë për Zvicrën ishin Gecaj, Asllani, Arifi, Xhemaili, Salihi, Bajrami dhe Demiri ndërsa nga stoli u aktivizua Krasniqi teksa Frokaj e Zukaj nuk patën minuta në këtë sfidë.

Në krahun tjetër, për Finlandën luajtën Dren Ternava dhe Lika që hyri si zëvendësues. I vetmi protagonist në këtë ndeshje ishte Demiri që shënoi dhe golin e barazimit 1-1 duke i dhënë një pikë Zvicrës.

Një situatë e cila tregon dhe një herë sasinë e madhe të talenteve shqiptare në Europë, me shumicën prej tyre që lindin e bëhen pjesë të kombëtareve të huaja e disa prej tyre harrohen dhe nga FSHF-ja e ekipet zinxhirë të Shqipërisë.

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo refuzoi 6 milionë euro në vit për të reklamuar këtë vend, pastaj edhe Messi

Delo.autor

ZYRTARE / Shtyhen zgjedhjet për president të FSHF-së, caktohet data e re

Delo.autor

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Sadik.Autor

Leave a Comment