Bundesliga Futboll Sport

“DUA TË KAP 80 PIKË, DORTMUND E MERITOI KUPËN”/ Misioni i fundit i Flick: T’i japim rekordin Levës

Sot do të jetë transferta e fundit për Bajernin në kampionat. Kampionët luajnë përballë Fraiburgut një ndeshje që vlen vetëm për statistikë. Flik dhe skuadra e tij do të bëjnë çmos për ta ndihmuar Robert Levandovskin për të arritur 40 golat në sezon. Trajneri gjerman paralajmëroi se do të ketë edhe disa ndryshime në formacion për t’u dhënë minuta disa prej lojtarëve të cilët nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit.

Do të luajë Levandovski?

Po, Roberti bëri një stërvitje të plotë sot(dje)dhe do të jetë në fushë ndaj Fraiburgut. Gorecka vazhdon fazën e rikuperimit dhe gjithçka po shkon ashtu siç e kishim parashikuar.

Si po e planifikon skuadra për ta ndihmuar Levën?

E rëndësishme është që skuadra të luajë ashtu siç e kemi planifikuar gjatë javës. Ndaj Gladbahut kjo funksionoi në mënyrën më të mirë. Nëse skuadra luan mirë, atëherë do të përfitojë edhe Leva. Ndaj Gladbahut pashë që lojtarët kërkuar Levën për ta ndihmuar, ishte diçka shumë e bukur, kjo tregon se sa i rëndësishëm është Robert për ta, është një lloj shpagimi që skuadra do t’i bëjë atij për gjithçka ka bërë për Bajernin.

Si po shkojnë përgatitjet në resort?

Lojtarët janë 100% të fokusuar në punën e tyre dhe kjo është diçka e mirë. Këtu ata kanë mundësi të qëndrojnë edhe me familjet, çka i ndihmon shumë në aspektin psikologjik. Shumë prej këtyre lojtarëve nuk do të kenë mundësinë për të parë familjet për shuma javë pasi nis kampionati Europian. Ishte një ide e mirë e drejtuesve për të ardhur këtu.

Si është gjendja e Tolisos?

Ai do të udhëtojë nesër (sot) me skuadrën.

E ndoqët finalen e Kupës?

Ishte një finale e bukur, DortmundI bëri një ndeshje të madhe dhe meritoi trofeun. Urimet e mia për ta. Më vjen keq për Nagelsmanin, por në finale vetëm njëra skuadër mund të fitojë. Por, jam i bindur që ai do të ketë mundësinë për të fituar në të ardhmen.

Sa janë shanset që Gorecka dhe Zyle të jenë titullarë me Gjermaninë?

Niklas duhet të futet ende në ritëm për të arritur formën maksimale. Besoj se do të punojë fort deri në qershor për të qenë gati. Leon është mirë dhe nëse kalon këtë moment dëmtimi, mendoj që do të jetë gati dhe një nga lojtarët më decizivë me Gjermaninë.

Do të ketë Nybel shansin për të luajtur nesër (sot)?

Po, ai do të jetë në portë nga minuta e parë.

Kush janë objektivat për dy ndeshjet e ardhshme?

Kam edhe dy ndeshje këtu dhe për mua këto janë shumë të rëndësishme. I jam falënderues klubit dhe lojtarëve që pata fatin t’i drejtoj ata. Duam të kapim 80 pikët. Më pas vijnë 40 golat e Levandovskit. Nëse do t’i arrinim të dyja, atëherë do të ishte fantastike.

Related posts

COVID-19/ Britania pushtohet nga varianti “Omicron”, nuk kursen as yjet e Premier League

Delo.autor

GOL “BOMBË”/ Kane bombardon portën me një goditje SPEKTAKOLARE (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Reali me synime të qarta, arrin marrëveshjen me talentin e Ligue 1…

Delo.autor

Leave a Comment