Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Fjalët e yllit Hazard në fushë shkrijnë së qeshuri Mbappe, tërbohen tifozët e PSG-së (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme rezervoi një superpërballje si ajo midis Belgjikës dhe Francës, ku në fund ishin “gjelat” që prenë një biletë për në finalen e Ligës së Kombeve ku do të përballen me Spanjën.

Në fushë kishte yje të shumtë, si Benzema, Pogba, De Bryjne, Lukaku, Hazard e Mbape. Por këta dy të fundit kanë tërhequr vëmendjen me një episod të ndodhur në fushën e lojës duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Eden Hazard i përshpëriti diçka Mbapes i cili fillioi të qeshte me të madhe në fushën e lojës. Menjëherë filluan aludimet se çfarë i kishte thënë ylli i madrilenëve Mbapesë, por sipas “MARCA”, Hazard ka bërtitur me të madhe “Hala Madrid” për të nxitur një reagim të Mbape i cili ka filluar menjëherë të qeshë.

Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur jo pak reagime. Kujtojmë se Mbape ishtë shumë pranë transferimit te Real Madrid këtë verë, por PSG-ja bllokoi gjithçka në momentin e fundit.

Related posts

CHELSEA VENDOS ÇMIMIN/ Zbulohet data kur Fabregas do transferohet te Milani

F.autor

Shkëmbim mes skuadrave të Superligës/ Kamza gati të bëjë lëvizjen e madhe të merkatos

Sadik.Autor

ËSHTË VETËM 50-VJEÇ/ Jetë e re për ish-arbitrin italian të FIFA-s, shkon në Ukrainë për të mbajtur pozicionin e…

Delo.autor

Leave a Comment