Futboll Seria A Sport

ASNJË GOL BRENDA 6 MUAJVE/ Lazio do ta largojë futbollistin shqiptar në janar, mediat zbulojnë skuadrën e re

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në kryeqytetin italian.

Sulmuesi kosovar u transferua me shumë bujë tek klubi italian, por pa arritur dot të ambientohet me lojën e Lazios.

26-vjeçari pësoi fillimisht një lëndim që e mbajti për disa ndeshje jashtë fushave, por nuk mund të thuhet se nuk ka pasur hapësira.

Muriqi ka luajtur në 10 ndeshje, gjashtë në kampionat dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve, por pa arritur të tregojë vlerat.

Lojtari i Kosovës nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe nuk ka asistuar duke marrë kritika të mëdha në Itali.

Mediat turke kanë raportuar se Lazio do ta largojë Muriqin gjatë merkatos së janarit si huazim gjashtë mujor.

Lazio po diskuton me Fenerbahcen për ta huazuar Muriqin përsëri tek skuadra nga Stambolli.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Prishtinës nuk i mjaftojnë 90 minuta, shtesat vendosin për fituesin

Isa.Autor

Tare piketon talentin gjerman, Leverkuseni e vlerëson 30 milionë euro

Isa.Autor

ZBULON SEKRETIN/ Cavani: Pak hapësira tek Manchester United? Ja cili është çelësi i suksesit

Delo.autor

Leave a Comment