Futboll

Flamurtarit i rikthehen 4 titullarë, 3 lojtarë “ngujohen” në infermieri

Rikthime dhe mungesa te Flamurtari. Për ndeshjen e sotme kundër kurbinasve, pritet që stafi teknik të ketë një organikë disi më të plotë krahasuar me 180 minutat e fundit. Sidibe dhe Useini kanë ezauruar pezullimin prej të verdhëve, ndaj janë totalisht gati për Shpëtim Duron.

Ditmar Bicaj ka hedhur zyrtarisht pas krahëve dëmtimin, ashtu si edhe Xhufo. Megjithatë, i dyti me gjasë do ta nis si titullar. Mungesa të sigurta janë Nurkoviç, Muaremi, Tunkara, të cilët ende nuk janë rikuperuar dhe kanë të njëjtin problem, kontraktim muskulor.

Përtej kësaj situate në infermieri, për të mos diskutuar misionin “Euro”, vlonjatët udhëtojnë drejt Laçit për gjetur kthesën e madhe.

Related posts

GRANADA-REAL MADRID/ Pas një asist nga Kroos, Fernandez ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Aksion perfekt nga Manchester City, Mahrez zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Cagliari ‘befason’ Milanin, Barella kalon në avantazh vendasit

Q.Autor

Leave a Comment