Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUNGARI-SHQIPËRI/ Dhimbje koke që pas 45 minutash, Reja humb menjëherë dy titullarë

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Hungarisë nuk ka qenë problematike para portës së Etrit Berishës, por padyshim që ka vënë në mendime menjëherë Edi Rejan. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka parë që në fraksionin e parë të lojës se si ka humbur dy titullarë për ndeshjen ndaj Polonisë, atë që është finalja e vërtetë për shanset e play-off.

Berat Gjimshiti ishte i pari që doli me barelë nga fusha e lojës dhe me sa duket, problemi i tij në krah është shqetësues sa për ta lënë jashtë jo vetëm në ndeshjen e mejsavës me kuqezinjtë ndaj Levandovski & Co.

Ndërkohë, në shtesën e pjesës së parë, erdhi edhe kartoni i verdhë i Endri Çekiçit, i rreshtuar mes titullarëve në duelin e sotëm. Pogradecari ishte ndëshkuar edhe në takimet e mëparshme e kështu, rezulton i pezulluar për sfidën me Poloninë. Të dyja janë mungesa të cilat Reja duket t’i marrë në konsideratë për “finalen” e të martës, në një moment ku alternativat në mesfushë janë me pikatore ndërsa lojtarët e prapavijës nuk po aktivizohen rregullit me klubet e tyre.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Torino. Rezultati 2-0

Delo.autor

Rriten shanset e Man United për yllin e Juventusit, pasi PSG tërhiqet nga gara

Q.Autor

Futbolli shqiptar është në koma, komedia e radhës nga Kategoria e Dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment