Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LA FUSHËN ME BARELË NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi Gjimshiti transportohet në spital. Zbulohet gjendja e tij

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti la fushën e lojës me barelë në sfidën ndaj Hungarisë, pas një përplasje të fortë në zone me kapitenin Etrit Berisha dhe mbrojtësin tjetër Ardian Ismajli.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e mjekëve në fushe, teksa nga pamjet e transmetuara Gjimshiti shikohej i shtrirë në tokë në një gjendje jo të mirë.

Sipas “Super Sport”, Gjmshiti është dërguar menjëherë për në spital për të marrë ndihmë të specializuar ku dyshohet se ka pësuar frakturë në krah, por gjithçka do të mësohet më pas.

Një humbje e madhe për Kombëtaren kjo e qendërmbrojtësit i cili është shtylla e repartit defensiv te kuqezinjtë.

Related posts

E TMERRSHME NË “KATAR 2022″/ Ndërhyrje horror ndaj Goretzka në sfidën Gjermani-Lihtenshtajn (FOTO)

Delo.autor

Pochettino: Gjigand i Europës, ja pse është speciale ndaj Juves!

Q.Autor

E MASAKRUAN ME THIKË KASAPËSH/ Ylli brazilian ishte ende gjallë kur i PRENË organet gjenitale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment