Futboll Premier League Sport

KALOI NJË PENGESË TË VËSHTIRË DREJT TITULLIT/ Guardiola: Në këtë moment të sezonit, rëndësi kanë…

Trajneri Pep Guardiola, pas eliminimit të Manchester City nga Champions League ka fokusuar të gjitha energjitë te rikonfirmimi kampion në Premier League. City kaloi të shtunën një pengesë të vështirë drejt titullit, duke mundur 1-0 Tottenham, pikërisht skuadrën që e eliminoi nga Europa.

“Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, por rëndësi kishin 3 pikët dhe rikthimi në krye të renditjes në Premier. Kemi arritur deri më tani 86 pikë dhe pas asaj që realizuam vjet nuk ishte e lehtë që të përsëritnim të njëjtën gjë edhe këtë sezon, por po ia dalim mbanë”, tha Guardiola.

“Në këtë moment të sezonit, kur duelon me një ekip tjetër për titull, rëndësi kanë pikët, pasi ato të nxjerrin kampion. Kemi edhe 4 ndeshje për të zhvilluar, ndaj na duhen 12 pikë të plota për të qenë sërish kampionë.. Lojtarët e dinë këtë gjë”, u shpreh Guardiola, që të mërkurën do të luajë derbin ndaj United.

Related posts

NUK KA RINAVUAR KONTRATËN/ Bayern “bllokon” shkëmbimin e lojtarit të tij me Sanen

Delo.autor

SALAH I JEP FANELLËN/ Por befasohet nga dhurata “MISTERIOZE” e tifozes egjiptiane (VIDEO)

Isa.Autor

NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Njihuni me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment