Futboll Premier League Sport

Neymar do të shkojë tek United, Mourinho i jep 3 garanci

Neymar raportohet se është fokusuar për një transferim te Manchester United pasi mesa duket i janë dhënë tre premtime nga trajneri Jose Mourinho.

Sulmuesi brazilian u transferua te PSG për një shumë rekord 222 milionë euro – por koha e tij në Ligue 1 ka qenë me ulje-ngritje dhe prej muajsh flitet se ai insiston të largohet sa më shpejtë.

Real Madrid thuhet të jetë kandidati kryesor për firmën e tij nëse PSG do të shfaqte interes për shitjen e tij, por tani mediat spanjolle pretendojnë se Manchester United është klubi më i mundshëm që do të jepte 250 milionë euro për të.

Sipas Don Balon, Mourinho i ka dhënë Neymar-it tre garanci nëse ai shkon në Old Trafford.

Pretendohet se United ka premtuar ta bëjë lojtarin më të paguar në botë. Së dyti, pretendohet se me transferimin tek United ai do të kishte mundësinë të fitonte trofe të rëndësishëm duke qenë kandidat edhe për çmimet individuale.

Dhe në fund, Mourinho i ka premtuar ta bëjë yllin e ekipit dhe jo një lojtar sekondar siç ishte te Barcelona nën hijen e Messi-t.

Related posts

LEGJENDA E BRAZILIT/ Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit dhe e sfidon: Tani shëno më shumë se unë

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT FRANCEZ/ Kriza Florentino-Raiola shkatërroi ëndrrën e Pogba, ja shkaku kryesor

Delo.autor

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment