Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DËSHPËRIM NË HUNGARI/ Shihni reagimet e mediave vëndase pas fitores së Shqipërisë në Budapest (FOTO)

Shqipëria arriti një fitore heroike dhe historike mbrëmë në Budapest ku mposhti sërish me të njëjtin rezultat dhe autor si në “Elbasan Arena” 0-1 me Armando Brojën në 10 minutat e fundit të takimit.

Kombëtarja shqiptare dominoi dhe tashmë është më pranë se kurrë ëndrrës së Botërorit dhe nëse diçka e tillë do të ndodhë do të jetë hera e parë që Shqipëria do të shkonte në një kompeticion si Kupa e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katarin e largët, që sot duket më pranë se kurrë.

Në Hungari duken të dorëzuar sa i përket mediave ku këta të fundit i kanë bërë një pasqyrim të detajuar ndeshjes, ku praktikisht të gjitha kanë rënë dakord se ëndrrat e Botërorit praktikisht janë zhdukur.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si mesfushori Kessie shpërdoron një rast të artë nga pika e bardhë ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

LËVIZJET E BUJSHME/ Mourinho tek Real, Conte në Manchester

F.autor

“BOMBERI” KROAT VENDOS TË LARGOHET NGA TORINO/ Mandzukic pranon ofertën e këtij klubi

Delo.autor

Leave a Comment