Champions League Futboll

“Lojtari i javës në Champions”, tifozët zgjedhin Mane

Sadio Mane është zgjedhur “Lojtar më i mirë i javës” në Champions League. Sulmuesi nga Senegali bëri një përformancë të shkëlqyer në fitore 1-2 në “Etihad” ndaj Manchester City-t në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “The Reds” fillimisht mposhtën në “Anfield” djemtë e Guardiolës me rezultatin 3-0 ndërsa shënuan fitore 1-2 edhe në transfertë me golat e Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

26-vjeçari i gjigantëve anglez ka fituar garën ndaj kandidatëve të tjerë për këtë çmim që ishin, Edin Dzeko i Romës, Mario Mandzukic të Juventus dhe Arjen Robben të Bayern Munich. Ylli senegalez u zgjodh nga votuesit online në sajtin e UEFA-s si lojtari më i mirë i kësaj jave.

Mane është pjesë e Liverpool që nga viti 2016-të, ku në 52 ndeshje të zhvilluara me fanellën e “The Reds” ka shënuar 22 gola ndërkohë me kombëtaren e tij, Senegalin ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola. Liverpool do të luajë në fazën gjysmëfinale ndaj Romës më 24 prill dhe më 1 maj ndeshjen e kthimit. Pas barazimit 0-0 në derbin ndaj Everton, këtë javë në Premier League do të përballet me Bournemouth ditën e nesërme në orën 18:30.

Related posts

PËRGJAKET INTER-NAPOLI/ 4 tifozë në spital, 1 në gjendje të rëndë

F.autor

Capello quan Argjentinën “qesharake”, zbulon më të mirin mes Messi-t dhe Ronaldo-s

Sadik.Autor

KUSH E DINTE KËTË/ Man United ka bërë “SHPIKJE” për yllin FALCAO

Isa.Autor

Leave a Comment