Futboll Seria A Sport

“INTERSPAC”/ Aksionarët VIP te Interi, zbulohet shuma e majme e mbledhur deri më tani

Interspac është ideja më e re ku tifozët mund të bëhen pjesë e klubit duke kontribuar në një farë mënyrë në të ardhmen e klubit.

Së fundmi, pjesë e Interspac, janë bërë dhe tifozët e Inter Vip ku përfshihen ish-futbollistë apo personalitet të ndryshme nga bota e artit apo televizionit. Deri tani, sipas mediave italiane janë 54 aksionare që i janë bashkuar Interspac, ndërsa 38 prej tyre janë VIP.

Ndër emra më të njohur janë Bepe Bergomi, Marko Materaci dhe Xhovani Storti i cili është komedian i famshëm italian. Gjithsej deri tani janë mbledhur 54 mijë euro, pasi 1 mijë euro është shuma që duhet të paguajë secili për tu bërë pjesë e Interspac. Ende shumë larg shumë së madhe që Interi humbi vitin e kaluar, por vlen iniciativa…

Related posts

PLAS NË PORTUGALI/ Bakajoko dhe Martins përplasen me gjyqtarin, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari vetëm 4 lojtarë në kontratë, koha nuk premton për vlonjatët

Sadik.Autor

Milan arrin marrëveshje me yllin nga Premierliga

Q.Autor

Leave a Comment