Futboll Sport

I SHPALL LUFTË SHAQIRIT DHE TIFOZËVE/ Serbia: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri” (FOTO)

Serbia e ka kaluar tërësisht në politikë situatën e ndodhur me Xherdan Shaqiri mbrëmjen e djeshme, ku gjatë konferencën për shtyp një tifoz shqiptar i hodhi mbi supe sulmuesit nga Gjilani një xhaketë ku shkruhej UÇK.

I menjëhershëm ishte reagimi i federatës zvicerane të futbollit e cila njoftoi për marrjen në pyetje të tifozit nga autoritetet policore si dhe ndalimin e hyrjes në stadiumet zvicerane

Por nuk ka mjaftuar kjo që federata serbe e futbollit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë situatë. Siç shkruhet në deklaratë, federata serbe kërkon dënim maksimal ndaj Shaqirit dhe ndaj Kosovës pasi në ndeshjen me Suedinë u hap një parullë në shkallët e stadiumit ku shkruhej ‘’KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI’’.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak federatës serbe reagimi i të cilës ka nxitur debate në rrjetet sociale pasi e quan UÇK, organizatë terroriste.

‘’Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’ia dërgojmë FIFA -s. Do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë deklaratës për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Shoqatës e Futbollit të Kosovës për shkak të shfaqjes së parullës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen me Suedinë, e ashtuquajtura përfaqësuesja e Kosovës dhe propaganda e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të hequr përgjegjësitë e këtyre ngjarjeve nga futbolli’’, shkruhet në njoftimin e federatës serbe.

Sigurisht një reagim aspak normal duke kaluar normat e etikës si dhe duke fyer rëndë shqiptarët e të gjitha trevave kudo ndodhën, në Shqipëri, Kosovë apo dhe jashtë.

Related posts

“LOJTARËT DUAN TË…”/ Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar ku gaboi Mourinho me yllin francez

Delo.autor

Futbolli në ankth dhe lutje, Ferguson në terapi intensive pas operacionit

Sadik.Autor

Mourinho s’heq dorë nga Willian, ofron shkëmbim “kokë më kokë” për brazilianin

Isa.Autor

Leave a Comment