Futboll

Paris SG piketon dy mbrojtës anësorë për në merkaton e verës

Paris Saint-Germain po ndjek Ryan Sessegnon dhe Alex Sandro për t’i marrë në merkaton e verës, duke vazhduar kërkimet për një mbrojtës anësor. Menjëherë pas eliminimit nga Champions League, parisienët kanë hedhur sytë te ndërtimi i ekipit për vitin e ardhshëm. Sessegnon dhe Sandro kanë qenë prej kohësh në “radarin” me disa skuadrave në Premier League, mes të cilave Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Sipas “L’Equipe”, të dy mbrojtësit e krahut janë objektivi kryesor i PSG. Pavarësisht se Sessegnon i Fulham është vetëm 17 vjeç ai pëlqehet shumë nga stafi teknik i ekipit francez. Për të do të duhen rreth 30 milionë euro, ndërsa më e vështirë është blerja e Sandro nga Juventus, sepse bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të privohen nga braziliani, pa marrë të paktën 70 milionë euro.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Alex Iwobi shënoi një super gol për “Topçinjtë”, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Pochettino: Ai është si Ronaldinho dhe Maradona…

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern dëshiron të mbajë më të mirët, rinovon kontratën me ylli i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment