Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona përgatit goditjen e radhës për yllin e Serisë A…

Barcelona kthehet të shikojë në Serinë A.

Pas shkëmbimit Pjanic-Arthur me Juventus-in, klubi katalanas ka vënë në shënjestër një nga talentet e futbollit italian. Në Spanjë janë të sigurt, në merkaton e janarit mund të vijë sulmi vendimtar.

Sipas “Todofichajes.com”, Barcelona po punon për një goditje cilësore për sulmin e Koeman. Objektivi numër një mbetet Depay, por nuk do të jetë e lehtë që t’i hiqet nga duart Lyon-it.

Kështu që katalanasit kanë gati një plan B.

Ideja e fundit duket se është Hirving Lozano, i cili ka qenë afër Barçës para se të transferohej te Napoli.

Sulmuesi meksikan vlerësohet 30-35 milionë euro dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u transferuar në Katalonjë, në krah të Leo Messi-t.

Meksikani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Napoli-n.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Shumë presion për një fitore, makina e sigurisë “aleate” e Lewis

Delo.autor

Prapaskena e merkatos/ Juventusi ka shitur Higuainin dhe pret Kavanin

Sadik.Autor

Trajneri “kryqëzon” BOLT: Nuk është ende gati për futbollin, i mungon aspekti…

Isa.Autor

Leave a Comment