Futboll Sport

PARALAJMËRON DORTMUNDIN/ Trajneri i Ajax-it: Zëvendësuesi i Haaland kushton shtrenjt

Borussia e Dortmundit është e vetëdijshme se do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë sulmuesin Erling Haaland në skuadër edhe për një sezon më shumë, ndaj është në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Një nga emrat që tingëllon së fundmi është ai i sulmuesit të Ajax, Sebastien Haller. Gjigandi i sulmit është një nga emrat më në modë në Evropë, pasi u bë lojtari i parë që shënoi 5 gola në dy ndeshjen e para të Champions League.

Për këtë arsye, Dortmundi i ka vënë sytë nënshkrimit më të shtrenjtë në historinë e klubit të Amsterdamit, por Ten Hag, trajneri i ekipit holandez, paralajmëron në një intervistë për Bild.

“Unë nuk e përjashtoj që është interesant për Dortmundin, por do të kushtojë shumë para”, ka thënë trajneri i Ajax.

Related posts

75 MILIONË EURO HUMBJE/ Skuadra e Serisë A heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

Delo.autor

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Pritet një derbi i “zjarrtë” dhe spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, thatësirë golash në pjesë e parë

Delo.autor

Leave a Comment