Futboll Sport

E BUJSHME/ Princi arab i Njukastëllit “hap thesin”, gati oferta 250 milionë euro për 3 yjet e Juventusit

Nëse PSG-ja dhe Mançester Siti janë dy klubet që trembin çdo skuadër, sa herë që vjen periudha e merkatos, madje ata që po akuzohen se po punojnë pistë me fondet e tyre që janë të pajustifikueshme, verën e ardhshme pritet që të bëhen shumë të rrezikshëm edhe anglezët e Njukasëllit.

Ndonëse “Qymyrxhinjtë” kanë humbur sharmin e viteve të arta, ai që ka vendosur të kthejë jo vetëm shpresë, por të ndezë edhe ëndrra shumë të mëdha është princi saudit, Mohamad bin Salman Al Saud. I biri i mbretit Salman dhe trashëgimtari i fronit bleu një javë më parë Njukasëllin për një shifër prej 300 milionë paundësh, ndonëse plani më i madh përfshin pikërisht merkaton që ai ka në plan që të bëjë.

Madje, bashkëpunëtorët e tij kanë dalë me premtimet e para duke konfirmuar se do të kenë një stil të njëjtë me atë të PSG-së, për të afruar disa prej yjeve më të mëdhenj në qarkullim. Gjithsesi, nëse për futbollistët e klasit gjithçka do të shtyhet për në verën e ardhshme, disa lëvizje pritet që të ndodhin që në merkaton e janarit, ndonëse thesi pritet që të hapet nga 1 korriku 2022.

ramsej berisha

Dhe sipas atyre që raportojnë mediat angleze në kor, në listën e princit Salman, mes dy prej objektivave më të rëndësishme janë tre juventinë: i pari është uellsiani Aron Ramsej, i cili përflitet se mund t’i bashkohet bardhezinjve të Njukasëllit që në janar, ndonëse “Zonja e Vjetër” po shqetësohet më së shumti për Matajs de Ligtin dhe Federiko Kiezën. Mbrojtësi holandez dhe sulmuesi italian janë dy prej diamanteve më të mëdhenj të Juventusit dhe si të tillë, pa dyshim që trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite është gati që të bëjë çmendurira për ta.

Cila mund të jetë kjo? Një ofertë prej 250 milionë eurosh në total për paketën Ramsej-De Ligt-Kieza. Pa dyshim që nëse gjithçka që raportohet nga media britanike është e vërtetë, Juventusi do ta ketë shumë të vështirë që t’i rezistojë një oferte si kjo, pasi shifra të tilla ka kohë që nuk shihen në qarkullim, aq më tepër duke parë gropën e madhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia në Torino.

Edhe pse lajmi në fjalë është ofruar nga të përditshmet ishullore, konfirmime vijnë edhe nga torinezja “TuttoSport”, e cila thekson se presidenti Andrea Anjeli është në dijeni të ofertës, por nëse për Ramsejin dhe De Ligtin mund të mbyllte një sy, ai që te Juvja nuk duan të humbin për asnjë shifër është Federiko Kieza, ndonëse në futboll ka ikur koha e lojtarëve besnikë.

Related posts

Gattuso optimist: Ky Milan mund të rivalizojë me Juventusin

Sadik.Autor

DITË E TRISHTË PËR FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndërron jetë ikona e Juventusit

Delo.autor

“DERBI I ITALISË? DO TË JETË NJË NDESHJE E BUKUR”/ Dumfries: Hakimi? Tani është momenti im

Delo.autor

Leave a Comment