Futboll Sport

BARAZIMI NDAJ HUNGARISË/ Southgate: Një paraqitje zhgënjyese, duhet të ngremë duart lart…

Një ndeshje që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Anglisë, Garet Sauthgejt, i cili kërkon reflektim nga skuadra e tij dhe është i zhgënjyer nga loja që ajo prodhoi.

“Një paraqitje zhgënjyese. Urime Hungarisë! Ata na shkaktuan një problem taktik dhe ne nuk ishim të rrjedhshëm. Nuk luajtëm në nivelin që duhet të luanim, kaq e thjeshtë është. Nuk ishim efikasë dhe duhet të shohim ekuilibrin e skuadrës. Bëmë gabime të thjeshta me topin.

Tani duhet të largohemi dhe reflektojmë e nuk duhet t’i gjykojmë gjërat vetëm në një ndeshje dhe me këtë eksperiment. Që nga nisja e ndeshjes, nuk ishim të saktë me lojën tonë. Humbnim topa dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë duhet të ngremë duart lart. Por, nuk mendoj se duhet ta drejtojmë gishtin nga individët. Kolektivisht nuk ishim në nivelin që duhet të ishim”, deklaroi trajneri i “Tre Luanëve”.

Related posts

U emërua trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës/ Ja kush është Bernard Challandes

Q.Autor

Sindrit Guri hedh të zezën mbi të bardhë, zyrtarisht ”belg”

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS 2026/ Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet

F.autor

Leave a Comment