Futboll

Shehi gjen pasuesin e tij te Skënderbeu: Ja cilin portier i kam sygjeruar presidentit Takaj

Skënderbeu është gati për të luajtur ndeshjen e javës së 24-t në shtëpi përballë Lushnjës. Pavarësisht se luajnë ndaj vendit të fundit, kapiteni i bardhekuqve kërkon qetësi dhe përqendrim për të vijuar me rezultatet pozitive. Për Shehin, edhe kjo ndeshje është si gjithë të tjerat dhe vlen tri pikë.

Në diferenca të tilla nga kundërshtari është e rëndësishme që përqendrimi të jetë maksimal. Për këtë kapiteni kërkon nga ekipi që sot të marrë fitoren e radhës. Përveç të tjerave, në konferencën për shtyp, numri 1 i portës korçare, ka folur edhe për pasardhësin e tij. Gardiani durrsak deklaron se ka besim të plotë te portieri Teqja.

Teqaj në portë kundër Kukësit, çfarë i keni thënë kur e keni parë?

Ndoshta, sponsorizuesi i parë për Teqjan në portë kam qenë unë. Edhe vjet kam dashur t’i jap disa minuta, por nuk ka qenë mundësia pasi i kemi pasur të gjitha ndeshjet në fije të perit. Kurse këtë vit, duke pasur parasysh distancën me ndjekësit dhe kualitetin që ka Teqja, gjërat janë më ndryshe. Unë shoh kapacitet të madh tek ai dhe e kam thënë shumë herë të tjera se kur të largohet Shehi, Skënderbeu nuk ka nevojë për portier, pasi ka Teqen.

Pra, ju i keni thënë presidentit se Skënderbeu s’ka pse kërkon portier tjetër?

Sigurisht, unë flas shpesh me presidentin dhe ia kam thënë shumë herë mendimin tim. Duke u nisur nga cilësitë dhe vlerat që ka, besoj se është i duhuri për portën e Skënderbeut.

Është lakuar Selmani, në gjykimin tuaj, a është portieri i duhur për Skënderbeun?

Tani po e dëgjoj të lakohet emri i tij si alternativë. Nuk e di dhe nuk dua të flas për të tjerë, pasi Skënderbeu i ka në klub portierët.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

LARGIM NË JANAR APO RINOVIM? Drejtori i Bayernit sqaron të ardhmen e James Rodriguez

Delo.autor

Milani i shpall luftë Arsenalit për të siguruar shërbimet e francezit

Sadik.Autor

Leave a Comment