Futboll Seria A Sport

MAIGNAN OPEROHET NË KYÇ/ Milani arrin marrëveshjen me portierin 38-vjeçar, ja emri dhe detajet e akordit…

Sapo u duk se infermieria e Milanit do të boshatisej me rikthimin e Zhirusë dhe Kalabrias, një tjetër lojtar u ndal. Bëhet fjalë për Mike Maignan, që do të kryejë një operim në kyçin e majtë të dorës, ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e kuqezinjve dhe pas ndërhyrjes do të ketë mundësi të përcaktohet edhe koha zyrtare e rikuperimit. Gjithsesi, dëmtime të tilla kanë treguar se mund t’i mbajnë lojtarët jashtë fushave për 10-15 ditë. Vendin e francezit për Veronën nga minuta e parë do ta marrë Siprian Tatarushanu, rumuni që deri më tani ka luajtur vetëm 5 ndeshje me kuqezinjtë.

Por për të mos rrezikuar më në vazhdim, edhe pse Majk Menja pritet që të kthehet shumë shpejt, Milani ka vendosur që të bëjë edhe një lëvizje të shpejtë në merkato. Menjëherë pas lajmit për dëmtimin e titullarit francez, klubi ka finalizuar një marrëveshje me 38- vjeçarin Antonio Mirante.

Portieri veteran, i cili kishte mbetur pa kontratë, pas përfundimit të marrëveshjes me Romën pritet që të kalojë vizitat mjekësore sot dhe të firmosë një kontratë deri në qershor me Milanin, me opsion edhe për vitin e ardhshëm, ndonëse shifrat nuk njihen ende. Ndërkohë, për sa i përket mungesave të tjera për duelin ndaj Veronës, konfirmohen rikthimet e Zhirusë e Kalabrias në dispozicion të Piolit, ndërsa Ibra, Mesias dhe Florenci nuk do të jenë ende mes të grumbulluarve.

Related posts

E PABESUESHME/ Karius, nga finalja e Champions tek ekipi kategorisë së tretë…

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Daja: Ata luajnë një futboll të hapur, kjo shihet dhe nga golavarazhi

Delo.autor

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Gjobiten Tirana, Dinamo, Partizani dhe Teuta. Dy klubeve të kryeqytetit i kërkohet dëmshpërblim për…

Delo.autor

Leave a Comment