Futboll Seria A Sport

FRYMËZOHET NGA SERGIO RAMOS/ Mbrojtësi Bastoni: Kam folur me të kur luajtëm kundër Real Madridit dhe…

Alessandro Bastoni ka thënë se frymëzohet nga Sergio Ramos dhe i pëlqen shumë qëndrimi i tij.

“Përveç Marco Materazzi dhe Walter Samuel, mbrojtësi nga i cili frymëzohem më shumë është Sergio Ramos”.

“Unë kam qenë në gjendje të flas me të kur luajtëm kundër Real Madridit dhe ai më dërgoi fanellën e tij për ditëlindjen time. Më pëlqen qëndrimi i tij brenda dhe jashtë fushës”.

Bastoni ndër të tjera falënderoi edhe ish-trajnerin e Interit, Antoni Conte.

“Unë nuk do të isha këtu pa mësimet që më dha ai”, tha Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi italian po shkëlqen viteve të fundit te Interi duke qenë lider në repartin e mbrojtjes së bashku me dyshen Milan Skriniar e Stefan de Vrij.

Related posts

SFIDA NDAJ WATFORDIT/ Sarri: Ndeshja është e vështirë, tani duhet…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Njeriu i momentit te Partizani mban në tension stafin teknik

Delo.autor

SEZON FANTASTIK ME MALLORCAS/ Gjigandi i La Liga ndjek Vedat Muriqin

F.autor

Leave a Comment