Futboll Seria A Sport

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Maignan: Krahu im i djathtë është goditur, por do të kthehem i frikshëm

Portieri i Milanit, Mike Maignan, e ka treguar dorën e operuar pas ndërhyrjes kirurgjike që do ta mbajë jashtë loje për 10 jave.

Francezi është operuar për të korrigjuar një ligament të dëmtuar në nyjën e dorës së majtë, si dhe një problem vaskular pranë ashtit skifoid.

Ai duhet ta mbajë allçinë për gjashtë javë dhe pastaj do të nisë procesin e rehabilitimit duke shpresuar që të kthehet në fushë pas dy muaj e gjysmë.

Maignan e ka postuar një imazh nga spitali këtë mbrëmje (e mërkurë) me një mesazh për tifozët të shkruar në frëngjisht dhe italisht.

“Krahu im i djathtë është goditur, por rikthimi im në ajër do të jetë frikësues. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj, së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar portieri.

Milani e ka transferuar portierin 38 vjeçar Antonio Mirante si lojtar të lirë deri në fund të sezonit. /Telegrafi

Related posts

TENCIONOHET SITUATA/ Parulla e tifozëve të Partizanit TËRBON GREKËT, mediat: Provokim i shqiptarëve

Isa.Autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së

Sadik.Autor

NGJITËN KOSOVËN NË OLIMPIN E “TOKIO 2020″/ Ja sa shpërblehen kampionet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova…

Delo.autor

Leave a Comment