Futboll Seria A Sport

KLOPP KËRKON PËRFORICME NË EKIP/ Liverpool hidhet në sulm, synon të marrë dy yjet e “Zonjës së Vjetër”…

Pak kohë më parë, Paulo Dybala konsiderohej një nga talentet më të mirë në botë.

Reputacioni i tij ka ndryshuar pak pas disa vitesh jo shumë të mira, por argjentinasi mbetet një nga më të mirët në qarkullim.

Për këtë arsye klube të ndryshëm europianë kanë filluar të lëvizin dhe të ndjekin me vëmendje situatën e tij, mes këtyre është edhe Liverpool-i.

Në të kaluarën, Liverpool-i është interesuar edhe për një tjetër yll të bardhezinjve, Federico Chiesa-s, një emër që i pëlqente skuadrës së Klopp edhe më shumë se Dybala.

Ndryshe nga Ciesa, për Dybala-n mund të ketë disa mundësi, me Të Kuqtë që mund të hidhen në sulm për t’i dhuruar Klopp një lojtarë të nivelit ndërkombëtar.

E ardhmja e argjentinasit është e pasigurt dhe sa më shumë të vonohet rinovimi me Juventus-in, aq më shumë klubet e mëdha të Europës do të fillojnë të bëjnë përpara dhe bardhezinjtë do ta kenë të vështirë ta mbajnë.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ 18 vite pritje, Burnley feston në fushën e Cardiff City

Isa.Autor

“JAJA TURE KA QENË UDHËRRËFYES PËR MUA”/ Kesi prezantohet te Barcelona: Telefonata e Ksavit nuk mund të refuzohej, dua trofe me katalanasit

F.autor

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Delo.autor

Leave a Comment