Futboll

Surprizohen kampionët, Teuta kalon në avantazh në Kukës

Çyrbja nga krahu i djathtë, spostohet në qendër dhe godet drejt zonës, por Rrumbullaku ndal topin që shkonte drejt portës.

35’ Harkim në zonën e Teutës, Guri përpiqet me kokë por nuk arrin topin, dhe pretendon për një mbajtje dhe penallti.

27’ Krosim i lartë i Shkallës, që shkon drejt portës së Koliçit, shumë pranë traut të portës.

16’ GOOOL Bilali shënon me këmbë, pas një krosimi të Çyrbjas në zonën e Kukësit.

 

15’ Karton i verdhë për Hilan, për një reagim të pasjellshëm ndaj gjyqtarit.

5’ Guri merr një pasim të mirë nga Shkodra, dhe del përballë Moçkës, por ky i fundit mbyll shpejt me këmbë.

1′ Nis ndeshja në “Zeqir Ymeri”.

Në “Zeqir Ymeri” Kukësi do të presë sot Teutën për të diskutuar sfidën e javës së 24 të Superligës. Dy skuadrat vijnë me objektiva të ndryshme por synimi është i njëjtë, fitorja.

Skuadra e Pacult pas fitore kundër Lushnjës kërkon të vijojë serinë e fitoreve për të konsoliduar vendin e dytë, ndërsa Teuta pas atij barazimi në ekstrem me Partizanin kërkon triumfin për të ndalë nga zona e ftohtë e renditjes ku ndodhet.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Alla, Idrizi, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri

Trajner: Pacult

Related posts

Champions, fitore historike e Dritës së Gjilanit. 90 minuta larg turit të parë kualifikues

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po aktivizohet me Inter-in, skuadra e Serisë A “piketon” mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

Tare: Anderson nuk ka kërkuar largimin

Q.Autor

Leave a Comment