Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Klubi i Partizanit me njoftim për tifozët, ja sa kushton një biletë…

Sfida Partizani-Kukësi është një nga ndeshjet e rëndësishme të javës së pestë të Kategorisë Superiore, e cila do të zhvillohet të dielën në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania”.

Klubi i kuq i kryeqytetit së fundmi nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” kanë bërë me dije opinionit publik çmimet e biletave për këtë takim të rëndësishëm.

Biletat variojnë nga 500 deri në 2000 lekë të reja. Një biletë në tribunën kryesore kushton 2000 dhe 1500 lekë, në tribunën përballë një biletë kushton 1000 lekë të reja dhe një biletë në tribunën pas porte kushton 500 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

⚽FK PARTIZANI – FK KUKËSI

🗓️ E DIEL 17 TETOR ⏰ 16:45

🏟️”AIR ALBANIA STADIUM”

🗣️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

🎫Biletat në tribunat qëndrore:

📍Sektori VIP: W103, W104 W105 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)

📍Sektorët: W101, W102, W106, W107 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)

🎫Biletat në tribunat përballë:

📍Sektorët: E104, E105, E106, do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

🎫Biletat në tribunat pas porte:

📍Sektorët: N101, N102, N103, N104, N105, S102 S103, S104 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

▶️Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike do të jenë: W105, W106, W107, S102, S103, S104

🎫Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 në pikën e shitjes:

🏟️Pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Related posts

TOTTENHAM-BAYERN MUNICH/ Katër gola dhe “MAGJI”, Gnabry poshtëron nënkampionët e Europës (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus nuk ndalet, transferon lojtarin e Barcelonës

Isa.Autor

Harry Kane ja kalon Neymarit, shpërblehet nga shkëlqimi në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment